Vuçiq fiton në Medvegjë, shqiptarët 25 përqind të votave

0
Medvedja, 13. septembra 2015. - Zgrada opstine Medvedja. Registracija biraca na glasackom mestu. U Medvedji se danas odrzavaju vanredni lokalni izbori, sva glasacka mesta otvorena su na vreme, a glasanje protice u redu. FOTO TANJUG/ DRAGAN STANKOVIC/ bk

Sipas rezultateve të para në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Medvegjë, më së shumti vota ka fituar koalicioni i partisë së kryeministrit Vuçiq, ministrit Daçiq dhe pensionistëve (PPS-PSS-PUPS).

Dy listat shqiptare në këto zgjedhje, sipas rezultateve të para kanë arrit të grumbullojnë rreth 25 për qind të votave të përgjithshme.

Në këto zgjedhje, grupi qytetarë “Jabllanica e Epërme”, që ka qeverisur me Medvegjën në mandatin e kaluar, ka fituar 13 për qind të votave, raporton Titulli.com.

Sipas këtyre rezultateve preliminare partia e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dukshëm ka marrë vota më shumë se subjektet tjera.

Simpatizantët e PPS-së kanë filluar festën për fitoren e arritur në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here