Vuçiq: Do të luftojmë për serbët e Kosovës

0

Kreu i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq u duk më në qejf të dielën kur edhe foli për takimin e së hënës në procesin e dialogut me Prishtinën.

Ai tha se Serbia është e gatshme për kompromis, veçse kjo pret që të jetë reciproke, transmeton Klan Kosova.

“Nuk do ta kemi të lehtë as këtë herë. Mirëpo unë mund të iu them se do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe cili do të jetë rezultati do të shohim nesër”, tha Vuçiq.

“Natyrisht, janë të nevojshëm kompromiset, por këtë duhet ta kuptojë edhe pala tjetër”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here