Vuçiq: Bisedimet ishin të vështira

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se mendon që sonte nuk do të arrihen marrëveshje për temat të cilat është dialoguar, por sipas tij është arritur përparim i dukshëm lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vuçiq për RTS ka thënë se bisedimet ishin të vështira, pasi që të dy delegacionet nuk pajtohen lidhur më shumë gjëra.

“Mendoj se kemi arritur përparim të caktuar lidhur me Asociacionin”, ka shtuar Vuçiq dhe ka thënë se sot bisedimet kanë qenë me të gjatat, serioze dhe të rënda për këtë çështje dhe se një përparim i caktuar është arritur.

“Sa i përket temave tjera, grupet punuese po e vazhdojnë punën”, tha ai. Sipas tij, sot palët ia kanë bërë të qartë njëra-tjetrës se për cilat gjëra nuk pajtohen.

Ai tutje ka thënë se pret që në takimet e ardhshme të arrihen rezultate konkrete.

Vuçiq po ashtu ka thënë se beson që takimi i radhës pritet të hënën e ardhshme. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here