Vuçiq ankohet te ambasadori amerikan për taksën e vendosur nga Republika jonë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, me të cilin kanë diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe gjithashtu edhe për taksën e vendosur për produktet serbe.

Vuçiq ka thënë se një taksë e tillë e vendosur për produktet serbe dhe ato të Bosnjës është në kundërshtim me marrëveshjen për tregti të lirë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, ambasadori Scott i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe vazhdimin e dialogut.

Lidhur me këtë taksë të vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë alarmuar edhe bizneset serbe.

Ato kanë filluar ta ndjejnë efektin, dhe thonë se nëse nuk ndërmerret ndonjë hap për heqjen e kësaj mase, bizneset serbe do të humbin tregun në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here