Vuçiç: Sulmi në Srebrenicë, i mirëogranizuar, dora ime mbetet e zgjatur

0

Keministri i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, ka komentuar sulmin që i është bërë atij në Srebrenicë  
“Dora ime e miqësisë do të vazhdojë të jetë e shtrirë për popullin boshnjak dhe gjithë fqinjët tanë”, tha Vuçiç.

Ai foli për një plan të organizuar mirë, sipas tij, nga persona që nuk kanë lidhje me viktimat e dy dekadave më parë.

“Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Nuk mund të parashikoja atë që ndodhi. Në një moment, pashë truprojet që mbanin çadrën hapur për të më mbrojtur nga sendet që vinin drejt nesh. U kërkova ta mbyllnin çadrën dhe të më linin të flisja me njerëzit…dhe ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi Vuçiç.

Ai ftoi serbët e Bosnjes, që pavarësisht kësaj, të mos shohin me dyshim fqinjët e tyre, duke u garantuar se mbështetja e Beogradit për ta do të jetë e pakursyer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here