Vuçiç: Serbinë e presin ditë të vështira në bisedime me Kosovën

0

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbinë e presin ditë të vështira duke radhitur në këtë mes bisedimet me Kosovën nga të cilat varen negociatat e Beogradit për anëtarësim në BE.
Ai theksoi sot në Beograd se bisedimet me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, të parapara të mbahen me 23 qershor, do të jenë shumë të vështira.
Raundi i ri i bisedimeve pritet të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet dhe lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave në veriun e Kosovës, përkatësisht hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.
Po, ashtu në këto bisedime pritet të diskutohet edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet të dyja palëve. Nga ky zbatim varet edhe ritmi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Të hënën, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se bisedimet e 23 qershorit mund të kenë “ndikim vendimtar” për hapjen e këtyre kapitujve.
Kryeministri serb për këtë arsye radhiti ne mesin e vështirësive që e presin Serbinë gjatë ditëve të vazhdim edhe vizitën e paralajmëruar për në fillim të korrikut ne Beograd të kancelares gjermane Angela Merkel , e cila ngulë këmbë në qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here