Vuçiç: Serbia e vogël nuk e ka lehtë t’i përgjigjet Amerikës-superfuqi për Kosovën

0

Kryeminstri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës duke iu përgjigjur deklaratave të Ambasadorit të SHBA’ve në Beograd Michael Kirby, i cili tha se normalizimi i raporteve Prishtinë-Beograd nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vucic ka thënë se nuk e ka të lehet ti përgjigjet ambasadorit pasi SHBA’të janë superfuqi.

“Krejt çfarë mund të them këtë mëngjes është se nuk e kemi të lehtë si vend i vogël t’i përgjigjemi asaj çfarë ka thënë Kirby, krejt çfarë mund të them është se Serbia e ka politikën e saj. Ne e respektojmë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata janë superfuqi botërore, por ne e kemi politikën tonë dhe i përmbahemi asaj” ka theksuar Vucic. Ai po ashtu ka theksuar se qëndrimi i ambasadorit Kirby nuk është ndonjë risi shumë e madhe, duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por Serbia këtë kurrë nuk e pranoi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here