Vuçiç: Reagimi i BE-së, i drejtë, por i ndrojtur

0

Ndërsa sot, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur reagimin e Maja Koçijançiç, zëdhënëses së Frederica Mogherinit lidhur me deklaratat e homologut të tij shqiptar. “Mirëpresim reagimin e BE­-së për deklaratat e kryeministrit shqiptar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë reagimi ishte i ndrojtur”, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë politikën e saj paqësore, por nuk mund të heshtë pas deklaratave të tilla. “Është koha që rivizatimi i kufijve në Ballkan të marrë fund. Kjo është arsyeja pse unë reagoj dhe them se nuk është koha për rivizatimin e kufijve, pasi diçka e tillë do rrezikojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të insistojmë, por duhet të bëjmë të qartë se çfarë lejohet të thuhet dhe çfarë jo,” deklaroi Vuçiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here