Vuçiç pritet me lule dhe me vërshëllima në Srebrenicë

0

Nënat e viktimave të Srebrenicës e kanë mposhtur dhimbjen dhe e kanë mirëpritur kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Njëra nga ato Hatixhe Mehmedoviq i ka vendosur një lule Srebrenice në jakë xhakete.

Në të njëjtën kohë disa qytetarë të tubuar e kanë pritur me vërshëllima dhe britma kur ai ka mbërritur atje pak pas orës 10:00.

Vuçiç në sallën memoriale vizitoi ekspozitën “Srebrenica-Potoçar-1995-2015”

ku, në prani të mediave, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve.

Mediat në Bosnjë e Hercegovinë transmetuan mesazhin e kryeministrit serb Vuçiç përpara se të arrijë në Srebrenicë, në të cilën ai tha se Serbia në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje dënon krimet e tmerrshme në Srebrenicë, dhe se dora e saj e pajtimit mbetet e shtrirë pa asnjë politikë dhe se qeveria serbe dëshiron një jetë të përbashkët me boshnjakët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here