Vuçiq në mars në Tiranë

0
Albanian Prime Minister Edi Rama, left, looks at Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic, the first Serbian leader to visit the nation after a troubled past, after a news conference, at the Palace of Brigades, Tirana, Albania, Wednesday, May 27, 2015. Both countries are trying to overcome their troubled past while working toward EU membership. Relations between the two Balkan states remain strained, mainly over the former Serbian province of Kosovo where majority ethnic Albanians declared independence in 2008 which Serbia refused to recognize. (AP Photo/Hektor Pustina)

Në mars të këtij viti në Tiranë do të mbahet një Samit ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit.

Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi që pati me homologun e tij slloven.

Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiç dhe Pahor kanë cekur së bashku çështjen e rishikimit të territorit të Kosovës, me të parin që ka bërë thirrje për t’u dëgjuar edhe interesat e shqiptarëve dhe sllovenin që e vendosi theksin te impakti i vendimit final në të gjithë rajonin.

Kjo temë pritet që të shtrohet në tryezën e bisedimeve edhe në Tiranë, gjatë samitit të Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars, pasi siç e tha presidenti i Sllovenisë,  ky do të jetë një takim i rëndësisë së lartë.

“Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here