Vucic: Marrja e Trepçës nga Qeveria e Kosovës – goditje për dialogun

0

Qëllimi i Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë kombinatin e Trepçës do të mund të ishte goditje serioze për dialogun e Brukselit, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Serbia disa herë ka insistuar që në kuadër të dialogut me Kosovën të hapet edhe çështja e pronës në Kosovë, por kjo nuk ka ndodhur, ka theksuar Vucic në deklaratën për gazetarë në Obrenovc, ku ka marrë pjesë në dorëzimin e çelësave të shtëpive familjeve të cilave u janë rrënuar shtëpitë nga përmbytjet, raporton Fonet.

Vucic ka thënë se çështja e Trepçës për Serbinë është shumë e rëndësishme dhe ka shtuar se ai edhe sot edhe në të ardhmen do të merret me këtë temë, për shkak të planeve të Qeverisë së Kosovës që ta marrë atë kombinat metalurgjik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here