Vuçiç: Kombëtarja jonë do garantohet nga forcat speciale serbe në Shqipëri

0

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, tha sot për mediat e vendit të tij se nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në ndeshjen e 8 tetorit.

“Unë nuk e kam marrë ende një vendim, edhe pse kam bërë një marrëveshje me Edi Ramën për të shkuar atje, por tani shoh se më del përpara edhe Hashim Thaçi. Nuk do mend se Thaçi vjen atje si në mitingje politike, por kjo nuk më pëlqen. Unë nuk jam i shqetësuar në lidhje me sigurinë time në Shqipëri, as për lojtarët e kombëtares, sepse po dërgojmë trupa sigurie nga Serbia,” – tha Vuçiç, shkruan Telesport.

Mark Nikoviç, një ish­-oficer i lartë i sigurisë serbe, që pret një seri provokimesh nga shqiptarët para, gjatë dhe pas lojës kundër Serbisë, më 8 tetor, në “Elbasan Arena”, paralajmëron se kryeministri Aleksandar Vuçiç do të jetë objektivi kryesor i terroristëve shqiptarë. “Oficerët tanë të sigurisë duhet të bëjnë kujdes maksimal. Urime Vuçiçit, që ka treguar guxim, por ju duhet të dini se është i ekspozuar ndaj një rrezikut të madh, i njëjti me atë që i ndodhi në Bosnje, kur Srebrenica donte ta vriste. Shumë shqiptarë e konsiderojnë shkuarjen e tij si provokim,” – pohon ishoficeri i lartë i surimit serb. Kundër ardhjes së kryeministrit serb kanë qenë edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë reaguar me forcë karshi FSHFsë dhe Edi Ramës.

“Na ndalohen veshjet, që nuk na janë ndaluar në asnjë stadium në transferta, ftohen studentë serbë, ndërsa ne nuk u lejuam në Beograd. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, ftohet edhe kryeministri i serbëve! I nderuar kryeministër, një ndër vetitë më fisnike që karakterizon shqiptarët është mikpritja. Shqiptari e ka shtëpinë e madhe dhe zemrën e madhe, zatën edhe kanuni e thotë se “shpija e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, por me këto ftesa ju nuk i shërbeni qetësisë, ju provokoni direkt ndjenjat tona, provokoni lojtarët, që mezi shpëtuan të gjallë nga tmerri i Beogradit. Dhe, përfundimisht, luani me ndjenjat tona, duke përdhosur edhe figurat tona kombëtare për tekat tuaja. Nuk duam t’i urojm mirëseardhje një njeriu, i cili kurrë nuk ka qenë miku ynë, nuk është miku ynë, nuk dëshiron të jetë miku ynë dhe kurrë nuk do të bëhët miku ynë. Nuk do t’ju përziheshim në ftesat që mund t’i bënit për në oborrin e kryeministrisë apo të ndonjë hoteli për ndonjë conference, por, ju lutem… jo në stadium, jo një njeriu që qëndroi indiferent kur në kor u thirr ”vritni shqiptarët” dhe për këtë fajësoi shqiptarët!?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here