Vuçiç është goditur me gurë në fytyrë në Srebrenicë, i janë thyer syzet (foto+video)

0

Dlegacioni serb është sulmuar me gurë dhe gjëra të tjera gjatë vizitës në Kompleksin Memorial në Potoqar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Delegacioni serb në krye me Aleksandër Vuçiçin e ka lëshuar Srebrenicën. Kryeministri serb, sipas mediave nga Beogradi është goditur me guri në fytyrë dhe i janë thyer syzet. Individë nga masa kanë provuar t’i afrohen kryeministrit serb por me këtë rast janë ndeshur fizikisht me ata që përgjigjeshin për sigurinë e kryeminisrtit. Ka intervenuar policia e cila është ndeshur me sulmuesit dhe është evakuuar delegacioni serb. Pas tubimit zyrtar komemorativ në momentin kur anëtarët e delegacioneve po vendosnin  lule , shumë njerëz kanë gjuajtur me gurë, me këpucë e shishe me ujë në drejtim të delegacionit serb me thirrjet “Alahu ekber” dhe “Vdekje çetnikëve”.
Disa të pranishëm kanë bërtitur “Vuçiçi jasht” dhe sipas TV N1 është parë edhe pankarta “Për një serb i vrasim 100 mysliman”, shprehje të cilën e kishte përdor Vuçiç gjatë luftës në Bosne.
Një anëtar i delgacionit serb ka tentuar ta mbrojë kryeministrin me qadër por sipas mediave serbe ai ka refuzuar. Udhëheqsi i Bashkësisë Islame në Bosne e Hercegovinë Husein Kavazoviç i ka ftuar të pranishmit që të qëndrojnë dinjitoz në dhimbjen e tyre.
Qeveria e Serbisë ka ftuar një takim urgjent për sot në ora 15:00.
Vucic 2

Vucici 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here