Vuçiç: Duhet të durojmë edhe ndonjë fjalë të rëndë

0

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i njohur si nacionalist që ka kërcënuar në të kaluarën me vrasje popujë të tërë ka ”ndërruar lëkurë”. Duke luajtur rolin e “melaqes”, Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se po duron dhe do të durojë edhe fjalë të rënda në adresë të Serbisë, pa e fshehur se këtë e bënë vetëm që Serbia të përfitojë.

Ai ka thënë në Bruksel për B92 se nuk duhet të hyjë në konflikt dhe të këmbejë fjalë të rënda me askënd pasi “duhet të ndërtojë paqe në rajon”.

Duke dhënë shembull për këtë Vuçiç ka theksuar se e ka përcjellë me heshtje miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Evropës.

“E kam lexuar rezolutën, nuk pajtohem me të gjitha pikat por ajo nuk është e karakterit obligativ. Ajo ka domethënje politike të cilën ne e respektojmë. Në diskutime deputetët, posaqërisht ata nga Kroacia hedhnin gurë kundër Serbisë por më mirë të heshtja, për hirë të njerzëve tanë, qytetarëve tanë”, është shprehur Vuçiç.

Në pyetjen se a ka fol me Angela Merkelin rreth Srebrenicës, ai ka pohuar se ka folur gjatë me kancelaren gjermane rreth kësaj teme.
“Ajo i kupton gjërat perfekt për dallim prej shumë të tjerëve që nuk i kuptojnë dhe përgjegjësia më e madhe është tek ne, që të sillemi me përgjgjësi të lartë. Këto nuk janë fjala të kancelares, këtë e thonë të gjithë. Nuk duhet të futemi në konflikte, duhet të durojmë edhe ndonjë fyerje, ndonjë fjalë të rëndë. Kjo është mirë për neve, për popullin tonë, vendin tonë, mirë është edhe për të tjerët të cilët i duam për miqë”, ka theksuar kryeministri serb.

Ai në Bruksel ka rikonfirmuar se do të marr pjesë në 20 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.

“Arsyet e sigurisë kurr nuk do të jenë shkas për tërheqje nga ajo që kam thënë. Ajo e cila më dhemb ngapak si kryeministër i Serbisë janë fjalët e rënda kundër Serbisë, por atëhere thuajeni, si është më mirë të veprohet; të përgjigjeni në fjalët e rënda dhe sharjet dhe ashtu ta mbroni vendin?Askush nuk ka asgjë nga kjo punë”, ka pyetur dhe është përgjegjur vet, Vuçiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here