Vuçiç: Droni, e organizuar politikisht. Rama: Nëse në Shqipëri do të valëvitej droni me flamurin e Serbisë së Madhe, do kishim qeshur të gjithë

0

I pyetur mbi dronin që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në 14 tetor, kryeministri Vuçiç përsëriti ato që kishte thënë pak ditë më parë në mediet e vendit të tij, se ngjarja ishte e organizuar politikisht.
Në konferencën për shtyp, kreu i qeverisë serbe tha: “Një incident shumë i keq për marrëdhëniet tona, ka qenë i organizuar politikisht, sepse flamuri i Shqipërisë së Madhe ishte për të pasur një incident politik, – tha Vuçiç. – Unë e di emrin e atij që e hodhi, quhet Ismail (Morina). Ata janë persona që kanë ardhur nga Italia 3-4 ditë para ndeshjes. Kjo tregon se sa të brishta janë marrëdhëniet tona dhe emocione u panë në fushë nga të dyja anët. Jam i bindur se kanë ekzistuar edhe qëllime të tjera, por nuk është aq e rëndësishme sa për të prishur marrëdhëniet tona”.
Ndërkohë që Edi Rama ka ironizuar me dronin, duke e quajtur “fluturake” dhe duke shtuar se nëse në Shqipëri do të valëvitej droni me flamurin e Serbisë së Madhe, do kishim qeshur të gjithë.
“Shqipëria e Madhe, nuk është për ne as vizion, as projekt dhe as program, – tha Rama. – Po të ishte shfaqur flamuri me Serbinë e Madhe, ne do kishim qeshur të gjithë, nuk do ta merrnim seriozisht, ndaj ta lëmë atë ngjarje. Shqipërinë e Madhe e kërkojnë ata njerëz që ia duan të keqen Shqipërisë.
Mësimi është që kjo paqe kaq e madhe, kaq shumë e kërkuar dhe mirëpritur, nuk mund të vihet në rrezik nga një top futbolli. Ne e kemi kapërcyer atë moment dhe ja ku jemi këtu në vizitën e kthimit të kryeministrit serb në Shqipëri. Serbët e shqiptarët nuk kanë përgjegjësi vetëm ndaj vetvetes, por edhe ndaj rajonit, – përfundoi Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here