Vuan 28 vite burg për një krim që nuk e ka kryer kurrë

0

Një burrë është liruar nga burgu pasi kishte vuajtur 28 vjet dënim për një krim që nuk e kishte kryer. Clarence Moses-El është dënuar për përdhunimin brutal të një gruaje në vitin 1987 dhe u dënua me 48 vjet burg, pavarësisht se ngulte këmbë se ishte i pafajshëm.

Moses-El ka 12 nipër që nuk i ka takuar asnjëherë, pasi rregullat e burgut nuk e lejonin. E vetmja fjalë që ai tha kur u lirua ishte: Thjesht dua të iki në shtëpi te familja ime.

Gruaja që e akuzoi Moses-El për përdhunim ka qenë fqinje me të në kohën e krimit. Ajo e ka çliruar “agresorin” nga akuza pasi ka deklaruar se pas ngjarjes ka parë ëndërr fytyrën e fqinjit.

Dhuna e agresorit e ka lënë gruan me gjashtë fraktura në fytyrë, humbjen e shikimit nga njëri sy. Ajo deklaroi se ishte rrahur, droguar dhe përdhunuar.

Moses-El është përpjekur të provojë pafajësinë e tij, por autoritetet kishin shkatërruar provat e ADN-së.

Në vitin 2013, ai ka marrë një letër nga një bashkëvuajtës, i cili ndodhej në burg për përdhunimin e një gruaje dhe vajzës së saj.

“Nuk di çfarë të të them. Por le të nisim duke nxjerrë në dritë atë që për shumë vite ka qëndruar në errësirë. Kam shumë në zemër. Nuk e di kush po punon me çështjen tënde, por thuaju të vijnë tek unë”, i ka shkruar atij LC Jackson.

Rrëfimi i këtij të fundit ka nxitur rihapjen e hetimit, i cili ka nxjerrë autorin e vërtetë të krimit që i kushtoi Moses-El 28 vite burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here