Babai i Morena Tarakut nervozohet keq nga ky person

0

Profesori Selami Taraku, që ligjëron në Fakultetin e Arteve në degën e regjisë së filmit mospajtimin e tij lidhur me zgjedhjen e Agim Selimit dekan në këtë fakultet e ka shprehur ashpër. Edhe kur është ftuar nga mediat për sqarime Taraku nuk është penduar.

“Nuk kam as çka të shtoj as çka të largoj, qëndroj prapa atyre që i kam thënë në Facebook. Për hir të fakultetit më është dashur të reagoj sepse nuk i pëlqej këto marifetllëqe. Nuk ka nevojë të rritet gjuha e përdorur, unë me Agimin kam ndenjur shumë. Nuk jam kundër askujt por jam kundër mënyrës së zgjedhjes. Unë e kam shok Agimin, jemi kolegë e çdo gjë por këto gjëra nuk mundem me i duruar sepse ai është edhe në bord të QKK-së, dhe nëse mendoni që nuk ka shkelje dhe konflikt interesi atëherë mos me thirrni më”, i ka thënë sot KultPlusit Taraku me anë të telefonit.

Ai është babai i këngëtares Morena Taraku.

E për këto reagime, tashmë dekani Agim Selimi thotë se nuk ka koment. Ai pret një reflektim nga ana e Tarakut mbi ato që i ka thënë në rrjetin social Facebook.

“Unë kam respekt për të si koleg, kam respekt për të si krijues, kam respekt për të si mik dhe deri tash ka qenë shumë i afërt me mua ndërsa këto tjerat nuk do i kisha komentuar, shpresoj se edhe ai vetë reagon për të gjitha ato. Mua më vjen keq për gjuhën e tij denigruese dhe shpresoj se do të reflektojë”, theksoi Selimi.

Rikujtojmë se zyrtarisht Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura detyrën e merr në fund të muajit shkurt.

tarakuplus

Taraku1

Taraku2

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here