Vritet numri dy i Al-Kaedës

0

Vritet lideri numër dy i Al-Kaedës në Gashillullin Arab, pas një sulmi me aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dega e Al-Kaedës në Jemen njoftoi sot se, Nasser al-Wuhayshi, është vrarë nga një “sulm amerikan”, së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të Al-Kaidës.

Sipas njoftimit, në vend të tij është caktuar ish-lideri ushtarak, Qassim al-Raymi.

Zyrtarë të Këshillit të Sigurisë së Jemenit kanë thënë dje se Al-Wuhayshi, që dikur ishte bashkëpunëtor i afërt i liderit të Al-Kaedës, Osama bin Laden, ishte vrarë më 12 qershor në rajonin Hadramout.

Ai ishte i dyti në linjën komanduese të Al-Kaedës, pas Ayman al-Zawahirit dhe ishte në listën e personave më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara, për shkak se kishte planifikuar sulme në tokën amerikane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here