Vritet një roje sigurimi në Albi Mall

0

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tre persona kanë hyrë në qendrën tregtare ‘Albi Mall’ dhe kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.

“Ka ndodhur një rast në Veternik, në Albi Mall”, ka thënë për Indeksonline Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet lidhur me motivin e vrasjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin për Indeksonline.

“Sot rreth orës 1:30 pas mesnatës është pranuar informata se në atë lokacion është duke u bërë një vjedhje në proces, ku dhe është raportuar se një person ka marrë plagë në gjoks. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja, dhe njësitë relevante kanë ndërmarrë veprimet fillestare. Policia me të arrit në vendin e ngjarjes ka intervistuar disa persona dëshmitar. Hetimet me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë Hoxha për Indeksonlin

I ndjeri ishte shtënë nga hajdutët pas një përleshje që kishin me këta të fundit për ta mbrojtur kasafortën me para që ishte në lokalin në të cilin u vra N.Ramadani.

I ndjeri cilësohej si njëri ndër rojet më të respektuara të qendrës tregtare “Albi Mall”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here