Vritet në Moskë Boris Nemstov kundërshtar politik i Vlladimir Putinit

0

Vritet në Moskë Boris Nemstov ish zëvendës kryeministër në kohën kur president ishte Boris Jelcin.Ai u vra në mes të Moskës në natën në mes 27 dhe 28 shkurt.Sipas agjensisë ruse Ria Novosti shumë njerëz kanë qenë afër kur Nemstov u godit me 4 plumba.Nemstov ishte kundërshtar i politikës së kryetarit aktual Putin.Media ruse raporton se ai u qëllua me katër plumba, ndërsa po ecte më këmbë i shoqëruar nga një grua.Disa orë para vdekjes, ai doli në një stacion në radion “Echo Moskvy” dhe u bëri thirrje njerëzve që t’i bashkoheshin marshit opozitar, që kishte parashikuar për t’u mbajtur të dielën.Vrasja e tij u konfirmua nga Ministria e Brendshme ruse.

Vitet e fundit, Qeveria e Putinit i ka sulmuar opozitarët e vendit, ku disa prej tyre janë burgosur apo vrarë. Nemtsov ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Putinit brenda kufijve të Rusisë./ONLINE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here