Vriten në atentat dy të rinj në qendër të Durrësit

0

Breshëritë e kallashnikovit tronditën qendrën e qytetit të Durrësit mbrëmjen e së dielës.

Dy te rinj kanë humbur jetën në një atentat me armë në shëtitoren Taulantia në hyrje të portit. Sipas burimeve policore në vendin e ngjarjes dy të rinjtë po udhëtonin me automjetin e tyre tip BMW dhe janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.

Viktimat janë Ervin Kodra 33 vjeç nga Durrësi dhe Endri Caushaj 25 vjeç nga Vlora, raporton Tv Klan.

Ngjarja ndodhi rreth orë 21.45 minuta. Burime policore në vendin e ngjarjes thanë se autoret e vrasjes së dyfishtë po udhëtonin me një tjetër automjet teksa kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të dy të rinjve që udhëtonin me BMW. Pas plumbave të marrë makina ku udhëtonin viktimat ka dalë nga rruga duke përshkuar edhe disa metra derisa ndali në rrethimin e një lokali.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës. Ndërkohë postoblloqe të shumta janë ngritur në hyrje – daljet e qytetit. Burimet thanë se për zbardhjen e ngjarjes po hetohet për aktivitetin e viktimave si dhe lidhjet e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here