Vrasjet në Thumanë, në pranga një prej të dyshuarve

0

Në  orët e para të mëngjesit, nga Forcat e Policisë,në Laç, është kapur shtetasi në kërkim Gurali Kora,56 vjeç ,banues në Thumanë,një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në Thumanë me datë 5  qershor 2015. Kora është shoqëruar në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës.

Nga ana e Policisë, po vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes. Policia vijon kërkimet për tre të tjerët, Pëllumb Kora,26 vjeç, Danjel Kora,28 vjeç, dhe Besnik Kora,30 vjeç, që të katërt banues në Krujë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale që autorët kanë pasur rreth një orë para vrasjes me njërin prej viktimave, Arbeni Cekun 44 vjeç. Autorët e dyshuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar mbi Arben Cekun dhe familjarët e tij në rrugën e ngushtë që të çon drejt shtëpisë Ceku.

Nga breshëria e plumbave mbetën të vrarë shtetasit Fran Ceku, 79 vjeç, djali i tij Arbeni, 44 vjeç, si dhe nipi i tyre, djali i vajzës së Franit, Eno Rama 20 vjeç, të tre banues në Thumanë. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur rëndë dhe bashkëshortja e Franit, Luçie Ceku, 66 vjeçe. Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here