Vrasja për hashashin në Mallakastër, policia arreston autorët e dyshuar

0

Policia e Fierit ka arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Ninesh të Mallakastrës ku nga të shtënat me armë humbi jetën 22-vjeçari Alfon Dautaj dhe u plagosën 2 të tjerë.

Uniformat blu njoftojnë se kanë ndaluar tre persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë Artur dhe Gentjan Pashaj, si dhe Ermal Çaushaj.

Sipas policisë, shkak i ngjarjes konsiderohet bima narkotike. Të tre këta shtetas janë përpjekur të vjedhin bimët narkotike, por gjatë vjedhjes janë përballur me tre të rinjtë, që e ruanin parcelën.

Dy të mbijetuarit, Riza Fejzaj, 22 vjeç, nga Ninëshi dhe Mariglen Luari, 24 vjeç, nga Patosi, ndaj të cilëve policia ka njoftuar masën e arrestit me akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”, kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë, kur kanë dëgjuar zhurmë pranë tyre.

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here