Vrasja e trefishtë në Krujë, identifikohen autorët

0

Policia ka identifikuar autorët e masakrës në komunën Thumanë të Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona të një familje dhe u plagos rëndë një tjetër. Sipas policisë autorët e dyshuar janë vëllezërit Danjel, Pëllumb e Besnik Kora, si dhe i ati i tyre Guri Kora. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një zënke për shkaqe që ende nuk dihen. Atentati ka ndodhur rreth 120 metra larg banesës së tyre, në një rrugicë të errët të lagjes. Policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes së rëndë, të cilët janë fshehur pas masakrës. 07:30 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vonë të së premtes në Thumanë të Krujës, ku tre anëtarë të një familje janë ekzekutuar me armë zjarri. Mësohet 3 persona nga e njëjta familje janë qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë banesës së tyre, nga persona të paidentifikuar. Sipas policisë, familjes i ishte zënë prite pranë banesës, ndërsa ata ishin në automjetin e tyre. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatike, ku përveç tre viktimave, ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person i katërt i familjes. Viktimat janë identifikuar si Fran Ceku, 70 vjeç, i biri i tij Arben Ceku, 46 vjeç si dhe nipi i familjes së tyre Enea Rama, 18 vjeç. Nga policia bëhet me dije se e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku, 65 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për të marrë një trajtim më të specializuar. Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit tragjik. Sipas burimeve policore, në atentat ka qenë i përfshirë më shumë se një person, pasi ndaj familjes është qëlluar me dy armë, një ‘Kallashnikov’ dhe një pistoletë. Shkaqet: Sipas televizionit “A1 Report” mendohet me dije se ngjarja e rendë mbrëmjen e kaluar në Thumanë të Krujës i ka fillesat rreth një muaj më parë ku dy prej vëllezërve Kora kanë rrahur një shofer, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, shok me viktimën Arben Ceku. Pasi kanë kaluar disa ditë, 44-vjeçari Ceku ka takuar në një lokal anëtarët e familjes Kora për të sqaruar ngjarjen, por debati ka degjeneruar në një konflikt fizik mes tyre dhe pas kësaj palët janë ndarë. Por ndërsa 44-vjeçari është bashkuar me familjen e tij për t’iu drejtuar banesës, 4 anëtarët e familjes Kora kanë marrë armët e zjarrit dhe kanë ekzekutuar pak metra nga banesa 2 anëtarët e familjes Ceku dhe nipin e tyre, duke lënë të plagosur edhe 66-vjeçaren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here