Vrasja e çiftit çek ngjallë reagime në botën shqiptare

0

Vrasja e çiftit çek në Shqipëri që ka ndodhur dje në rajonin e Shkodrës, ka ngjallur reagime të ashpra nga e gjithë bota shqiptare. Bahri Cani, gazetar i “Deutche Wele” e ka vlerësuar si të tmerrshme këtë ndodhi, dhe ka kujtuar një ngjarje të mëhershme ku është përpjekur të promovojë turizmin në Shqipëri. “Para disa muajësh solla në Shqipëri një ekip gazetarësh  nga “Deutche Wele” e Gjermanisë me shpjegimin se do të luajmë futboll. Por në fakt në mendje kisha që t’ua prezentojë Shqipërijnë sa më mirë dhe duke iu falenderuar miqëve të mi në Tiranë këtë e arritëm”, ka kujtuar ai në një postim në Facebook.”Doja që një ditë ata të shkojnë atje, vet apo me familje dhe të kalojnë pushimet duke shijuar bukuritë e pakontestueshme të vendit të shqiponjave dhe duke shpenzuar ca lekë”, ka vazhduar Cani. “…dhe tani vrasja barbare e çiftit çek…TMERR. Në këto kushte nuk mund t’i sugjerosh askujtë të kalojë pushimet në këtë vend kaq të bukur!!!”, e ka përmbyllur Cani postimin e tij.

Janë të shumta reagimet edhe në këtë postim ku kryesisht kërkohet kapja e autorëve të krimit dhe ndëshkrimi sa më i ashpër i tyre, që të mbushen mend edhe të tjerët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here