Vrasësit e trefisht ende në arrati

0

Ende mbetet i pandriçuar rasti i vrasjes së trefishtë që ndodhi dje në qytetin e Prizrenit. Dorasit janë ende në arrati, ndërsa policia ka vënë në aksion të gjithë kontingjentin e oficerëve policorë.

Vazhdojnë të jenë në arrati të dyshuarit për vrasjen e trefishtë që ndodhi dje në Prizren.

Dyshohet se autorët e vrasjes janë familjarë, njëri 48 e tjetri 23 vjeç.

Edhe tre personat e vrarë, janë të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të të kaluarës së tyre të dyshimtë.

Drejtori rajonal i policisë së Kosovës, nënkolonel Nexhmi Krasniqi, nuk është i kënaqur me organet e drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve.

Të njohur dalin këta persona edhe në prokurorinë themelorë të Prizrenit. Ud. i kryeprokurorit, Metush Biraj, thotë se procedimet për paraburgim janë masat e fundit që merren për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Jo rrallë rastet e rënda të vrasjeve, rrëmbimeve etj., i bëjnë personat recidivistë, por Kryetari i Gjykatës, Ymer Hoxha thotë se trupi gjykues shpesh ka mungesë të informacionit për raste të tilla.

Sipas zyrtarëve të policisë, për Ferdi Shishkon rëndojnë mbi 15 raste të rënda të precedencës penale, Haki Thaçi kishte gjashtë raste të rënda dhe Belgin Ersoj 11 raste të rënda penale.

“Edhe të dyshuarit për vrasjet e djeshme kanë prapavijë kriminale jashtë vendit. Nëse ata provohet se e kanë kryer këtë rast, dënimi i tyre në bazë të ligjit në fuqi duhet të jetë maksimal”, thotë ud. i kryeprokurorit, Metush Biraj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here