Vrasësit e disidentëve shqiptarë janë të mbrojtur!

0

DAUT DAUTI

Në Kosovë gjatë tërë vitit, por sidomos gjatë janarit, inicohet çështja e vrasjeve politike të shqiptarëve nga regjimi jugosllav. Vrasjet e disidentëve shqiptarë nga UDB-a nuk do të sqarohen plotësosht pa hapjen e dosjeve të cilat qëndrojnë të mbyllura në disa arkiva. Është vështirë të besohet që arkiva e UDB-as do të hapet në tërësi ndonjëherë. Por, edhe nëse hapet nuk mund të besohet se janë shënuar detajet e vrasjeve politike që ka bërë kjo organizatë famëkeqe.

Por, ajo që dihet është se dy shërbime sekrete evropiane (MI6 dhe BND) kanë monitoruar aktivitetet e shërbimit sekret jugosllav (UDB) dhe aktivitetet e disidentëve të këtij shteti në vendet e Evropës Perëndimore.
Arkivi shtetëror britanik (National Archives) ruan dy dosje për këtë çështje. Një dosje, e cila titullohet ‘Albanian Nationalism in Yugoslavia’ (Nacionalizmi Shqiptar në Jugosllavi) është e hapur por nuk ofron shumë gjëra nga ato që nuk dihen.

Një dosje tjetër e përmbledhur nga MI6 me titull ‘Activities of the Yugoslav Dissidents’ (Aktivitetet e Desidentëve Jugoslav) duket se e përmban sekretin e vrasjeve. Me kërkesë speciale mund të shihet një pjesë e dosjeve ku paraqiten informatat, në mes tjerash, edhe për vrasjen e vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe Enver Hadrit. Por, emrat e njerëzve, pjesëmarrës të të dya anëve, janë të mbluara. Kësaj dosje nuk do t’I hiqet embargo deri në vitin 2040.

Arsyeja e moshapjes së dosjes është se ‘Ligji mbi Mbrojtjen e të Dhënave (1998)’ në Britani të Madhe ndalon hapjen (publikimin) e informatave personale nëse ato janë kundër arsyes së mbledhjes së tyre ose, nëse subjekti (MI6) zyrtarisht ka bërë me dije se hapja e tyre mund të dëmtoj apo të shkaktoj rrezik të jetës personave që përmenden, mund të shqetësoj shoqërinë dhe mund të destabilizoj edhe situatën politike.

Me fjalë tjera, njerëzit që kanë përgaditur dhe ekzekutuar vrasjet, janë gjallë dhe të mbrojtur. Madje, në rastin e vrasjeve të shqiptarëve, edhe mund të supozohen kush janë ata ‘persona’. Megjithatë, pasi që çështja është delikate, pa zbardhjen e dosjeve emrat e tyre nuk mund të përdoren në publik pasi që nuk mund të procedohen as në gjykatë. Sidoqoftë, në rastin e Kosovës, ata enden të lirë kurse disa që janë të implikuar në vrasje, ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here