Vrasësi i vëllezërve Shkami: “Nuk pendohem, po të mundja do të vrisja edhe vëllanë e tretë”

0

Vrasësi i dy vëllezërve në Shkodër nuk është i penduar për krimin e dyfishtë. I mbërritur në policinë e Shkodrës pasi u dorëzua mbrëmjen e së hënës te blutë e kryeqytetit, Esat Dushaj është shprehur se nuk ndien keqardhje për vrasjen e dy vëllezërve Shkami.

“Nuk pendohem për krimin. Po të kisha mundësi do të kisha vrarë edhe vëllanë e tretë”, ka thënë ai para uniformave blu.

Dushaj u vu në pranga mbrëmë në Kamëz. Ai kërkohej nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe RENEA prej paradites së 2 janarit, kur vrau dy vëllezërit Abdullah dhe Skënder Shkambi, pasi njëri prej tyre refuzoi t’i jepte të bijën për nuse.

Mbrëmjen e së hënës, Dushaj nëpërmjet personave të tjerë, i ka kërkuar policisë t’i sigurojë jetën, në mënyrë që të dorëzohet.

Pas arrestimit në Kamëz, Dushaj fillimisht ështrë marrë në pyetje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa sot pas mesditës është transferuar në Policinë e Shkodrës.

Predispozitat e një vrarësi potencial vëreheh edhe po t’i hedhësh një sy profilit të Dushajt në llogarinë e tij në Facebook.

Aty shihet se ai është një dashamirë i ujqërve, luanëve e arinjëve, por edhe i kryeterroristit të frikshëm të njerëzimit Osama Bin Laden.

“Esat Pushka” e quajnë miqtë e tij ndonjëherë aty, ku në raste tjera e vlerësojnë të egër tipin e tij.

P.S. Më poshtë shihen në foto vëllezërit Abdulla dhe Skënder Shkami, të vrarë nga Dushaj.

ata

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here