Vrasësi i turistëve çek, mund të jetë një bari-monstrum, hetim 400 fotografive të qiftit

0

Vrasësi mizor i turistëve nga Çekia, Michael Svatos, dhe Anna Kosinova, mund të jetë një bari i zonës. Kjo është pista në të cilën është orientuar hetimi i Policisë dhe Prokuroprisë së Shkodrës për të cilën sipas informacioneve ka një bazë të arsyeshme dyshimi. Bariu sipas të dhënave mund të jetë i moshës mes 18-25 vjeq. Bëhet fjalë për vrasje me paramendim dhe të organizuar. Besohet se dorasi është marrë në automjet gjatë rrugës nga turistët çekë, për ta transportuar në ndonjë destionacion. Hetuesit e krimit kanë nxjerrë supozimin se vrasësi ka patur me vete çantë brenda së cilës ka fshehur automatikun.

Policia ka shoqëruar në ambientet e saj 30 persona deri tani mirëpo nuk ka ndonjë të ndaluar. “Shekulli” mëson se policia ka gjetur katër gjurmë gishtërinjsh në makinë të cilat i ka krahasuar me 30 të dyshuar, por deri tani nuk ka asnjë përputhje.

Sipas dëshmive, policia ka krijuar një ecuri të ngjarjes e cila ka vetëm një dilemë: nëse autori veproi i vetëm apo me bashkëpunëtorë. Dëshmitarë në hotelin ku qëndruan turistët çekë, thanë se ata ishin nisur vetëm dhe rrugës mendohet të kenë marrë një bari për ta transportuar.

Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së dy turistëve ka gjetur dy aparatet fotografikë të çiftit. Janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë ose imazh të vrasësit. Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here