Vrasësi i prindërve në Argjentinë rrëfen arsyet

0

Një krim i tmerrshëm i ndodhur në Argjentinë ditët e fundit ka zbuluar sekretet e errëta të familjes që u vu në qendër të vëmendjes së medieve botërore ditët e fundit.

Pak ditë më parë, mediat vendase lajmëruan për vrasjen e një çifti nga djali i tyre, i cili më pas përdhunoi kufomat e prindërve dhe hëngri pjesë nga trupat e tyre.

Autori i këtij krimi makabër mund të jetë produkt një familjeje ku për vite të tëra ka pasur abuzime seksuale nga më të përbindshmet.

Të paktën kështu shprehet Leandro Acosta, 25 vjeç, vrau njerkun e tij Ricardo Klein, 54 vjeç, dhe nënën Miryam Kowalczuk, 52 vjeçe.

I pyetur pas krimit makabër, Acosta ka thënë se e ka kryer këtë krim për t’u hakmarrë ndaj abuzimit seksual disavjeçar ndaj tij dhe vëllezërve dhe motrave.

Acosta ka thënë se ka pasur një lidhje dashurie me vajzën e njerkut, Karen, e cila jetonte me ta. Të dy bashkë e kishin planifikuar vrasjen prej kohësh.

Ai ndodhet nën kujdesin e psikologëve. Avokatja e tij thotë se kujtesa e tij është dëmtuar si pasojë e tronditjes prej abuzimit disavjeçar. Acosta ka thënë se për herë të parë është përdhunuar nga njerku në moshën 6-vjeçare, ndërsa më pas është angazhuar nga e ëma në marrëdhënie treshe.

Acosta ka rrëfyer se e ka qëlluar njerkun me plumb në kokë ndërsa flinte dhe më pas ka përdhunuar kufomën. Në atë moment, në dhomë ka hyrë e ëma, të cilën e ka qëlluar disa herë. Më pas ka gatuar një copë mishi nga trupi i njerkut dhe e ka ngrënë. Acosta nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e së ëmës dhe ka thënë se kjo ishte një mënyrë për të bërë drejtësi për veten.

Acosta dhe bashkëpunëtorja e tij, Karen Klein, u zbuluan kur një i afërm i familjes nuk hyri dot në shtëpinë e tyre dhe i telefonoi policisë.

Në deklaratën e tij para hetuesve, Acosta është shprehur se Karen vetëm sa e ka ndihmuar “të pastrojë” pas ngjarjes. Por hetuesit mendojnë se vajza e ka ndihmuar 25-vjeçarin të zhvendosë trupat dhe të ndezë zjarrin, ku gatuan pjesë të trupit të tyre. Acosta është në karrige me rrota dhe vuan prej vitesh nga një sëmundje e aparatit tretës.

Pas kësaj, Karen ka shkuar në kursin e jogës, ndërsa Leandro në punë. Vëllezërit e tyre thonë se mes djalit dhe njerkut ka pasur gjithmonë përplasje. Ai e ngacmonte gjithmonë Leandron për faktin që nuk kishte një punë dhe nuk mund të sillte para në shtëpi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here