Vrasësi i djalit të tij 14 vjeçar nga Karaçeva dënohet me 25 vjet burg

0

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka shpallur sot vendimin ndaj Gani Bërnjashit, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij 14 vjeçar.

Bërnjashi është dënuar me 25 vjet burgim, përcjell lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, në Karaçevën e Ulët. Bërnjashi e kishte rrahur me mjete të forta djalin e tij të vetëm dhe pas kësaj ai nuk e kishte dërguar për ndihmë mjeksore.

I dyshuari e ka pranuar fajësinë. Vrasja kishte ndodhur për shkak se djali kishte marrë 1500 euro pa dijeninë e prindit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here