Vrasësi i çekëve, Mjacaj vodhi e gjobiti me 1700 euro dajën e tij

0

Sokol Mjacaj, njeriu që një javë më parë ekzekutoi me kallashnikov dy turistët nga Çekia, Anna Kosinova dhe Michael Svatos, në 2014 rezulton të ketë vjedhur dhe gjobitur me 500 euro dhe 1200 euro dajën e tij Zef Qefalaku, i cili ishte tregtar motorësh në zonën e Dukagjinit.

Kjo akuzë është diskutuar gjatë në prokurorinë e Shkodrës dhe më pas për çudi është rrëzuar, duke e çuar në gjykatë Sokol Mjacaj vetëm për akuzën e “Vjedhjes”. Ngjarja ka ndodhur në 12 qershor të 2014 në fshatin Hot i Ri, ku Sokol Mjacaj bashkë dhe me disa persona të tjerë kanë shkuar në banesën e dajës së tij me një motor me karoceri dhe kanë marrë prej andej disa motora, dokumenta, një laptop dhe një biçikletë fëmijësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here