Vraniqi: Pushteti po e pengon protestën, inskenoi aksident komunikacioni në Komoran

0

Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka thënë se për ta penguar protestën pushteti po përdor forma të ndryshme. Sipas tij, në Komaran është inskenuar një ndeshje komunikacioni, pasi dhjetëra autobusë, po vinin në Prishtinë. “Për ta parandaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, pushteti e ka inskenuar një ndeshje komunikacioni me dy maune dhe e ka bllokuar rrugën në Komoran. Nga ai drejtim janë duke ardhur diku 50 autobusë me qytetarë. Rruga është që gjysmë ore e bllokuar. Të gjithë që kanë mundësi le të gjejnë rrugë alternative, nga Arllati-Shtime-Prishtinë apo rrugë të tjera”, ka shkruar Vraniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here