Voton Berisha: Demokratët do të jenë edhe më të bashkuar pas këtij procesi

0

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Deri më tani procesi po ecën i qetë dhe pa probleme dhe se afro 30% e anëtarësisë së PD-së kanë votuar.

Votën e kanë hedhur katër kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Ky proces votimi ka risjellë në selinë e PD-së, ish-liderin historik të PD-së, Sali Berishën. Ai ka qenë i shoqëruar nga Tritan Shehu dhe ka mbajtur maskën anti Covid të veshur, duke respektuar rregullat.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se pas këtij procesi të parakohshëm, demokratët do të jenë edhe më të bashkuar për të përmbushur qëllimin e tyre, duke u përpjekur për PD-në dhe vendin.

Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë një rikthim të tij në krye të PD-së, ai është shprehur se është konsistent në deklaratat e tij.

“Besoj se pasi kam shprehur qëllimin tim për parakohësinë e saj kjo nuk do të nxjerrë më të ndarë, por të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre çka është normale, por janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe vendin. Unë jam konsistent në deklaratat e mia”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur person “Non-grata” nga DASH dhe se ai prej kohësh ka shprehur pakënaqësi dhe ndaj qëndrimit të Basha ka mbajtur në një lidhje me këtë vendim të fortë të firmosur nga përtej Atlantikut. Ndërsa ky kërcënim për rimarrjen e PD-së, shihet dhe si një akt i Berishës për të kontestuar vendimin e DASH, por që do të kishte pasoja për partinë më të madhe të opozitës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here