Votojnë për herë të parë të burgosurit në Burrel

0

Kjo është hera e parë që të dënuarit dhe të paraburgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel votojnë për zgjedhjet lokale të vitit 2015. Interesi për të votuar ka qënë i lartë që në orët e para.

Pasi dalin nga qelitë, u jepet karta e identitetit dhe pastaj drejtohen tek njëra nga dhomat që është përshtatur për të qënë qendër votimi për 12 orë. Ndër të parët që i janë drejtuar dy kutive, në 08:00, është dhe Jaho Mulosmani, i dënuari me burgim të përjetshëm.

Pas Jaho Mulosmanit, të burgosurit vijojnë procesin, në disa raste, edhe duke pritur në radhë.

Përveç të burgosurve që kanë të drejtën e votës, ka pasur dhe nga ata të ardhur së fundmi në burgun e Burrelit, që pavarësisht dëshirës së shfaqur, gjykata nuk u ka dhënë të drejtë. Sipas drejtori Nezir Sinani, ka pasur dhjetëra ankimime që janë hedhur poshtë.

200 të dënuar dhe të paraburgosur të Burrelit u regjistruan fillimisht në listat e zgjedhësve. Por gjatë kësaj kohe ka pasur transferime dhe lëvizje të reja, duke bërë që vetëm 143 të dënuar të kenë ligjërisht të drejtën e votës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. /tch

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here