Volejbollistët serbë nga Lloznica që donin të luanin Ligën e Serbisë në Kosovë, u kthyen prapa

0

Lojtarët e volejbollit të ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Lloznica, u ndalën në pikën kufitare të Jarinjës, ata sot patën të luajnë ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.

Trajneri dhe lojtari i ekipit O.K. Kosovska,  Nikola Radomirović, tha për Radio Contact  Plus se rreth orës 12 lojtarët nga Loznica janë ndalur në pikën kufitare në Jarinjë dhe se ata nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë,transmeton Klan Kosova.

“ Këtu në pikën kufitare ka një problem me të gjitha ekipet sportive nga Serbia që vijnë këtu të luajnë”, tha Radomirović.

Më tej ai shtoi se ata nuk dëshirojnë t’i lejojnë të hyjnë dhe të kërkojnë miratimin nga Ministria e Sportit në Kosovë.

Gjithashtu ai theksoi se lojtarëve të Loznicës iu është thënë se Liga e Serbisë nuk mundet të luaj në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here