Vokrri për mediat serbe: Ndeshjes i është bërë publicitet i keq, ajo duhet të jetë festë sportive

0

Legjendja e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili njëherësh është edhe president i Federatës Kosovare të Futbollit, që ka luajtur futboll në Ish-Jugosllavi, është shumë i kërkuar për intervista nga mediat serbe para kualifikueses së të enjtes, në “Elbasan Arena”. E përditshmja “Novosti” e ka pyetur ish-futbollistin e njohur kosovar për situatën dhe pritshmëritë në këtë ndeshje kualifikuese, ndërsa Vokrri është munduar t’i qetësojë, duke u thënë se gjithçka po shkon sipas planeve.

Shqipëria, kombëtarja e kombit, ka një shans të mirë për të shkuar për herë të parë në finalet e një kompeticioni të madh, sikurse është “Euro 2016”, ndaj për këtë arsye është tepër e rëndësishme ndeshja e ardhshme kundër Serbisë. Këtë gjë nënvizoi për “Novosti” edhe ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Fadil Vokrri. Ai tha se me siguri do të shkojë në Elbasan, ku beson se do të jetë një festë sportive dhe Shqipëria do të mund të sigurojë Kampionatin Europian.
“Unë nuk do të komentoj mbi atë që ka ndodhur në Beograd vitin e kaluar. Ka vendime të UEFA-s dhe të Gjykatës Sportive të Lozanës për këtë çështje. Me aq sa jam i informuar, Federata Shqiptare e Futbollit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në vend kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ndaj gjithçka po shkon sipas planit. Ajo ndeshje duhet të jetë një festë sportive, një festival sportiv,” – shtoi Vokrri, duke vënë në dukje se në të kaluarën, në media dhe në publik, ndeshjes që do të luhet në Elbasan i është bërë publicitet negativ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here