Vokrri: Kosova do të jetë e denjë në kualifikimet për Kupën e Botës

0

Fadil Vokri beson se Kosova do të jetë përfaqësuese e denjë në kualifikimet për Kupën e Botës Rusia 2018.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se Kosova do të jetë e denjë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Ai tha se Bunjaki ka bërë punë të madhe me ekipin, duke evidentuar futbollistë të talentuar që luajnë nëpër Evropë.

“Ekipi përfaqësueses tashmë po rritet dita ditës. Përzgjedhësi ka bërë një punë të madhe në këtë fazë, duke evidentuar futbollistët që aktualisht luajnë nëpër klubet evropiane dhe ka bërë një bosht të asaj që quhet strukture të përfaqësueses dhe kur kësaj t’i shtohen edhe emrat që mund të bashkëngjitën në vazhdim, atëherë kjo na bën të besojmë se do të jemi rival i denjë në kualifikime”, tha Vokrri për KosovaPress.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here