Vojvodinë: Putin go home

0

Në disa qytete në Vojvodinë sot kur Serbinë e viziton presidenti rus, janë vënë pankarta në të cilën shkruan “Putin go home”(“Putin shko në shtëpi”) të shkruara nga organizata “Mlada Vojvodina”.

Këto pankarta janë parë në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Bačka Petrovc, Vërbas, Beçej, etj.

Organizata “Mlada Vojvodina”(Vojvodina e re”)në fund të nëntorit të kaluar në Novi Sad sheshin kryesor të qytetit e kishte shpallur “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”, një ditë pasi presidenti i Serbisë Vuçiq në atë shesh kishte zbuluar përmendoren e mbretit Karagjorgjeviq.





PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here