Vlora Kozhani: Vlera e artit është e pamatshme

0

Poetja Vlora Kozhani thotë se përmes artit të të shkruarit mund të jetohet dhe arrihet një mirëqenie shpirtërore, një ujdi me veten, por kurrësesi materialisht. “Janë aq të pakta ato të mira materiale që  fiton  përmes poezise, saqë ti si krijuese nuk guxon t’i pranosh, se do ofendosh artin dhe kreativitetin tënd. Por, në anën tjetër, jam e mendimit se, arti qëndron në vete dhe se vlera e tij është e pamatshme, dhe madhështia e tij qëndron në diskutimet që një poezi arri t’i zgjoj”, shprehet ajo.

Kozhani, libri poetik i së cilës “Profil hëne”, është botuar në Tiranë, në një intervistë ka folur për raportin e saj me të shkruarit, motivet e poezisë së saj, krijuesit e tjerë që i pëlqejnë etj.

Pse shkruani?

Përveç zhvillimeve të jashtme, ndodhive, fërkimeve me jetën e përditshme, te ne ndodhin edhe një sërë ngjarjesh si reflektim i një realiteti. Këtu, në brendinë tonë, ekziston një botë në vete, ku përballja me një realitet na bën që ndjenjat tona të kenë një reksion, e që ky reaksion kur ke shpirt krijuesi, arrin të shndërrohet në varg, dhe ajo ndjesi arrin të lirohet nga brendia jonë, përmes të shkruarit.  Dhe ne kemi bërë vetën tonë të frymojmë më lirshëm, e arti këtu fiton edhe një kuptim të ri, një rol dytësorë, fiton rolin e mikut tonë të përjetshëm.

Ka dhe shumë arsye të tjera, se pse shkruaj. Të shkruarit më ndihmon poashtu, që të ngris një sistem të veçantë, në mënyrën time, ku përmes këtij sistemi, arrij të shpreh atë që dua të jetë më ndryshe, të ndërtoj mbi supe të mia, dhe mbi hapësirën time imagjinare, një botë që e dua për vete dhe shoqërinë time. Pastaj, shkruaj për ta shprehur ndikimin e së bukurës, së mirës që ka në mua, pastaj, luftimin e së keqës, të papëlqyerës, dhe po ashtu një ndikim të thellë psikologjik, ta shndërroj në art poezie.

Të shkruarit na bën të lëm gjurmë në kohë, gjurmë këto, që kur kthen kokën pas, ke arkivuar vet kohën në mos’harresë, njëkohësisht duke ecur drejt shtigjeve që i duam ashtu si i ëndërrojmë, dhe ndryshe nga se janë.

Çfarë motivesh kanë poezitë e juaja?

S’kam mund t’i anohem asnjë motivi në poezinë time, përderisa neve jeta nuk na kursen nga ngjarje të larmishme, domosdo dhe unë kam përfshirë motive të ndryshme në poezitë e mia.  Si reflektim jete. Poezitë e mia bartin motivin e atdhedashurisë, atë social, psikologjik, dashurisë, kushtrim kundrejt hipokrizisë, çnjërëzorës, tradhëtisë, syfaqësisë, padrejtësisë, etj. Dhe reflektim të një shpirti që dëshiron, kërkon, pret, shpreson, ëndërron, për një jetë të dëshirueshme.

Çfarë ndikimi mendoni se mund të ketë poezia të njerëzit?

Fillimisht, çdo njëri arrinë të gjej vetën në poezi, sikur gjenë dikë që po e ditka hallin e tij, ose qoftë lumturinë e tij. Ka ndikim, fillimisht në krijimin e një dëshire për të parë edhe jetë të tjera që bartë arti i poezisë, për të parë si lustrohen ndjenjat, ku arti di t’i zbukurojë dhe të hap korsi të reja për mendjen, për mënyren se edhe në ­ç’mënyrë tjetër mund ta përceptojmë botën rreth nesh.

Cilët autorë ju pëlqejnë, ndërkombëtarë po edhe shqiptarë?

Ka shumë që më pëlqejnë, prej tyre do veçoja, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Lasgush Poradecin, Fan Noli, pastaj kurrësesi s’mund pa e përmend Migjenin, bartësin e dhimbjës shekullore, të plagëve të shoqërisë sonë. Kur jemi të autortë e huaj, do veçoja Pablo Neruden, Maja Anxhelo, Sharl Bodler, Omer Khajami, e të tjerë.

A mund të jetohet sot nga arti i poezisë?

Mund të jetohet dhe arrihet një mirëqenie shpirtërore, një ujdi me veten, por kurrësesi materialisht, janë aq të pakta ato të mira materiale që  fiton  përmes poezise, saqë ti si krijuese nuk guxon t’i pranosh, se do ofendosh artin dhe kreativitetin tënd. Por, në anën tjetër, jam e mendimit se, arti qëndron në vete dhe se vlera e tij është e pamatshme, dhe madhështia e tij qëndron në diskutimet që një poezi arri t’i zgjoj.

A shkruani vetëm poezi apo edhe zhanre të tjera?

Përveç poezisë, shkruaj ese, kritikë, aforizma, mendime të shkurtëra si reflektim mbi jetën, por ajo që kam botuar janë poezi dhe disa vështrime mbi artin dhe të bukurën. E kur shkruan një zhanër, atëherë mendoj se, ku është njëra vjen dhe tjetra.

Cilat janë synimet tuaja si krijuese?

Synimet e mia janë, që dalëngadalë të pasuroj dhe të shtoj artin tim krijues, të kem një stil timin të veçantë, në mënyrën time të të shprehurit, e që tanimë kam ngrit dhe dëshmuar themelet e stilit tim që me botimin e librit tim të parë “Profil hëne”, botuar në Tiranë. Synimi im është të vazhdoj edhe me pikturë, pasi që rrit mundësinë e shprehjes së realitetit që na përfshinë, e pse jo poezinë time ta përcjellë me pikturën e saj. Që lexuesit e poezisë sime, të njihen edhe me një dimension të ri, për mënyren e interpretimit të jetës. Pretendoj, që e ardhmja të më gjen edhe me një roman personal.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here