Vlora Çitaku së shpejti ambasadore e Kosovës në SHBA

0

Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të KlanKosovës bëjnë me dije se Çitaku do të marrë detyrën e re që nga 1 gushti i këtij viti, për të pasuar ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili.

Sipas burimeve të këtij trelevizioni, për Çitakun ambasadore ka pajtim të plotë ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, PDK e LDK.

Proceduralisht, Qeveria e Kosovës pritet të dërgojë nominimin e saj në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, për të dhënë një vlerësim këshillëdhënës.

Komisioni pastaj do ta rikthejë edhe njëherë çështjen në Qeveri, në mënyrë që ekzekutivi ta bëjë nominimin. Më pas, sipas procedurës, emri i Çitakut do të shkojë te presidentja Atifete Jahjaga, e cila do të duhet t’i drejtohet Qeverisë Amerikane.

Kontaktuar nga KlanKosova, zëdhënësi i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë se aktualisht për ambasador në SHBA, Presidenca s’ka pranuar ende asnjë emër propozues.

Aktualisht Çitaku është konsull i përgjithshëm i Kosovës në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here