Vllasi: Thaçi i ka votat për President

0

Ish politikani komunist Azem Vllasi ka thënë se presidenti i Kosovës zgjidhet me marrëveshje politike. “Partitë politike merren vesh se cili do të jetë presidenti dhe mekanizmi kushtetues është i njohur, i duhet të fitojë 61 vota”, tha ai.

“Fakti nëse mund të jetë një kandidat, ose më shumë, varet prej marrëveshjeve dhe fërkimeve politike. E dimë se Rugova në raundin e tretë u votua, ndërsa të tjerët kanë ardhur me marrëveshje politike”, tha Vllasi në Info Magazine.

“Presidentja tani në funksion siç e dini ka marrë më së shumti vota sepse ishte rreziku se nëse dështohet në zgjedhjen e presidentit shkohet në zgjidhje të parakohshme”.

Vllasi ka thënë se LDK dhe PDK e kanë shumicën dhe janë marrë vesh dhe kanë llogaritur se Thaçi të jetë president.

“Mund të ndodhë ndonjë gaz lotsjellës, por Thaçi i ka votat”.

“Përbrenda LDK ka kundërshtime. Kanë thënë se do ta votojnë dhe mendoj se do ta votojnë. Nëse nuk kalon Thaçi është potezqë të prishet koalicioni dhe shkohet në zgjedhje e Thaçit i krijohen mundësi më të favorshme”, tha Vllasi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here