Vlladimir Putin mund të jetë afër të dashurës së tij shtatzënë, në prag të lindjes, në Zvicërr

0

Thashethëme rreth presidentit rus Vladimir Putin thonë se derisa ai nuk është parë në opinion ishte pranë shtratit të së dashurës së tij shtatzënë në Zvicërr. Putin, 62 vjeqar, nuk është parë në publik në ditët e fundit dhe një fotografi zyrtare e tij në takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Rusisë është kontestuar për vërtetësinë e saj. Raportet në Moskë sugjerojnë se ai mund të jetë në Lugano, pjesë e rajonit italian të Zvicrës, ku ish-fituesja e medaljes së artë olimpike, gjimnastja Alina Kabayeva, 31 vjeqare, thuhet të jetë gati për të lindur. Gazeta zvicerane pretendojnë se zonja Kabaeva, e përfolur gjatë si e dashura e liderit rus, kishte një fëmijë të gjinisë femërore në një klinikë zvicërrane. Thashetheme të tjera që qarkullojnë në Moskë pretendojnë se ai ka pësuar një goditje ose mund të jetë gati për të qenë viktimë e një grushtshteti pas anulimit të papritur të një udhëtimi të planifikuar në Kazakistan. Zërat për Putinin janë të shumtë pavarësisht nga zëdhënësi i tij zyrtar që thotë se “informacioni në lidhje me lindjen e fëmijës së Vladimir Putinit nuk përkon me realitetin” Gazeta ruse “Tatler” dje i ka përsëritur thashethemet se zonja Kabayeva ka pasur më parë dy fëmijë të tjerë me Putinin. Zonja Kabayeva ka qenë jashtë syrit të publikut që nga shtatori i kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here