Vladimir Putini i dhunshëm për gratë

0

Jo vetëm me shtete, si në rastin e Ukrainës, por edhe në raporte ndërnjerëzore, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i dhunshëm. Sjellja e ashpër e karaterizon atë sidomos me gratë. Ai ka rrahur rregullisht ish-bashkëshorten e tij, Lyudmila. Kështu ka bërë të ditur një dokumentar gjerman për jetën e Presidentit rus.

“Putin the Man”, prodhim i ZDF-së për herë të parë thuhet se paraqet fakte të pa publikuara më parë të inteligjencës Perëndimore.

Dokumentet tregojnë detaje për jetën e Putinit si i ri në kohën kur ishte në KGB me qëndrim në Dresden dhe më vonë kur mori fuqi në Rusi.

Aty janë paraqitur edhe dokumente që tregojnë se Putin e ka rrahur rregullisht Lyudmillan.

Si i ri, thuhet se Putin ishte shumicën e kohës i dehur dhe obezë.

“Ishte në depresion, i shëndoshë, dembel dhe i zhgënjyer”, tha në dokumentar shkrimtari dhe aktivisti Mahsa Gessen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here