Vjosa Selmani: “E veçanta e “Top Fest”, paraqitem edhe si kantautore”

0

Jo vetëm si këngëtare po edhe si kantautore do të paraqitet Vjosa Selmani këtë vit në “Top Fest”. Këtë e konsideron ajo edhe si të veçantë në karrierën e saj muzikore të deritanishme. Selmani, e cila u lind në Mitrovicë, është njëzet vjeç dhe aktualisht jeton mes Prishtines ku studion dhe Mitrovicës, ku e ka familjen. Deri tani ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete muzikore. Selmani i ka të realizuara vetem dy këngë personale: “Puthja e parë” dhe “Përjetësisht”. Në një  intervistë ajo ka treguar se me këngën e fundit do të prezantohet edhe në “Top Fest”.

 

Kush është Vjosa jashtë skenës së muzikës?  

Vjosa aktualisht është studente për Filozofi në vitin e dytë, mirëpo merrem edhe me muzikë.

Ju jeni sivjet pjesemarrese ne “Top Fest”…

Po, sivjet jam pjesëmarrëse edhe ne “Top Fest” mirëpo e veçanta është se për herë të parë prezentohem si kantautore.

A mendoni se me pjesëmarrjen në këtë organizim do t’u hapen dyert për të ardhmen?

Une veçse kam filluar të komponoj ngapak, është fillimi dhe shpresoj që në të ardhmen do të kem mundësi për këngë të tjera. Pjesemarrjen në “Top fest” e shoh si mundësi shumë mirë për prezentimin e punës sime dhe secilit artist që ka diçka për të ndarë me publikun.

Kush ju ka shtyrë drejt muzikës?

Po, kam filluar të këndoj që nga mosha katër vjeçare dhe normal që familja dhe njerëzit e afërt kanë qenë suport për mua që nga ajo kohë.

Mendoni se muzika po shndërrohet në biznes?

Muzika është e vërtetë që në një mënyre apo tjetër po shndërrohet në biznes dhe nganjëherë vlerat e mirëfillta nuk vlerësohen aq sa duhet, dhe fatkeqësisht edhe pamja është bërë faktor shumë i rëndësishëm, mirëpo ne, vetë artistët, duhet ta ndryshojmë këtë, duke e vlerësuar punën e tjetrit si diçka artistike, jo si diçka vizuele.

 Kënd e shihni si model nga bota e artit?

Për mua model nga bota e muzikës është definitivisht qifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët përveç që më kanë mbështetur gjithmonë janë shembuj të artistëve me vlera të mirëfillta për mbarë kombin shqipëtar.

A ndiheni më mirë në Mitrovicë a në Prishtinë?

Unë jam aktive në të dy vendet dhe gjithmonë më kanë mirëpritur, mirëpo të gjithë e dime se si shtëpia nuk ka.

 

A i kushtoni kohë leximit?

 

Duke qene se studioj për Filozofi duhet t’i kushtoj mjaft kohë edhe leximit, edhe pse kam qenë e angazhuar me muzikë kohëve të fundit, leximi nuk duhet lënë anash, më ka munguar të them të drejtën.

 

Çka do të thoshit për fund?            

Do të dëshiroja t’i falenderoj të gjithë, që më kanë mbështetur deri këtu, familjen njerëzit e afërt dhe shoqërinë. Unë do të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen pavarësisht vështirësive që gjenden në “tregun” muzikor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here