Vjollca Osmani:Çka do të sjellë Gjykata Speciale për Kosovën?

0

Në vazhdën e përgatitjeve të opinionit kosovar për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës,edhe deputetja Vjollca Osmani jep mendimin e saj pse duhet të votohet kjo Gjykatë diskutabile.”Themelimi i Gjykatës Speciale duhet votuar “,thotë deputetja e LDK-së Vjosa Osmani. Sipas saj, Specialja do të sjellë edhe gjëra pozitive për Kosovën.

“Republika e Kosovës në përfundim të këtyre proceseve do të përfitonte në radhë të parë drejtësi për viktimat, pavarësisht kush kanë qenë ato dhe të cilit nacionalitet, do të përfitonte largimin e njollave që janë vendosur nga raporti i Dick Martyt dhe do të tregonte seriozitet në arenën ndërkombëtare, do të tregonte se jemi shtet, institucionet e së cilës kur marrin përsipër obligime ndërkombëtare ato edhe i implementojnë dhe se jo vetëm si institucione por edhe si popull në asnjë mënyrë nuk i frikësohemi drejtësisë”, tha Osmani për televizionin Rrokum.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here