Vjetë në Kosovë pësuan 24 gazetarë në detyrë, sivjetë 6 raste dhune

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot ka zhvilluar një aktivitet simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë me moton “Fol mos u tut”. Me këtë rast kryetari i këtij asociacioni, Zekirja Shabani ka tërhequr vërejtjen se të bërit gazetari në Kosovë nuk është aspak punë e lehtë dhe se gazetarët nuk janë të lirë në punën e tyre. Veq kësaj ai ka folur edhe për kushte të rënda pune të përfaqësuesëve të mediave.

 
Lexojeni më poshtë fjalimin e plotë të kryetarit të AGK-së:

 

 

FJALIMI I KRYETARIT TE ASOCIACIONIT TE GAZETAREVE TE KOSOVES, ZEKIRJA SHABANI ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIRISE SE SHTYPIT

Kjo që po dëgjoni në sfond është lista e gjatë e rasteve të kërcënimeve e sulmeve ndaj kolegëve gazetarë për një vit.
Nuk janë thjeshtë emra, data dhe numra. Janë jetë te kolegëve tanë që u rrezikuan në përpjekje për të thënë të vërtetën. Për të zbuluar abuzimet me paratë publike, korrupsionin e për të informuar drejtë qytetarët me atë çfarë ndodhë në vend.
Janë 24 raste vitin e kaluar kur gazetarët pësuan në kryerje të detyrës, u kercënuan dhe u sulmuan fizikisht. Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve.
Kjo tregon se të bërit gazetari në Kosvë nuk është aspak e lehtë dhe ne nuk jemi plotësisht të lirë në punën tonë.
Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare me të cilat përballen mediat ne vend, mungesa e funksinimit të rendit dhe ligjit, si dhe presionet e grupeve të interesit nga politika e biznesi.
Fatkeqësisht një numër i madh i kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. Madje shpesh edhe u vonohen pagat për muaj të tërë dhe nuk kanë kushte elementare për punë.
Është shqetësuese se kjo gjendje vetëm po përkeqësohet.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje institucioneve që të vënë në funksion mekanizmat ligjor për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë.
Kolegëve gazetarë u themi të mos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë të raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale.
Të shkruajmë shlirë dhe ti mbajmë përgjegjës të gjithë për përgjegjësitë që kanë.
Të flasim për padrejtësitë që na bëhen duke filluar nga vendet tona të punës.
“Fol, Mos Hesht!” është edhe moto e këtij aktiviteti të sotëm.
Pra të ngrisim zërin për kushte më të mira të punës për gazetarët dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë.

Prishtinë, 3 maj 2015

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here