Vjet në dhjetor Serbia e Bosnja futën mallëra në vlerë 40 milionë euro në Kosovë, sivjet 290 mijë euro

0

Në Kosovë në dhjetor, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ra në vlerën e 290,000 eurove, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shumë ishte 40 milionë euro – u tha nga Doganat e Kosovës.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja, që prej kur u fut  tarifa prej 100 për qind, ranë në minimum.

Mallrat nga Serbia dhe Bosnja janë zëvendësuar me importin e mallrave, kryesisht nga Italia, Turqia dhe Kroacia, Greqia dhe Bullgaria.

Stavileci tha se në dhjetor janë lëshuar 145 deklarata doganore për mallrat nga Serbia në vlerën totale prej 250,509 euro dhe 29 deklarata doganore për mallrat nga Bosnja e vlerë 41,059 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here