Vjersha e njëmbëdhjetë

0

IBN ARABI

“Ç’mrekulli,
një kopësht mes flakësh!

Zemra ime
merr kaq trajta:
një lëndinë për gazela
një kuvend për murgjër,
truall i shenjtë për paganë,
Qabja për haxhinjtë përreth,
kodet e Torah-së,
rrotujt e Kur’an-it.

Ndjek fenë e dashurisë,
ngado t’më gjezdisë,
ky është besimi
të cilit i jepem.

Nga libri “Kasneci i dëshirave”

Përktheu Edon Qesari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here