Vjen reagimi i parë i Qeverisë së Serbisë për incidentin në Srebrenicë

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe e gjithë bota duhet ta dënojnë atentatin ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kjo dëshmoi se ende kemi probleme mes veti, ani pse ne jemi për paqe. Ky nuk është sulm kundër Vuçiqit, por kundër kombit serb. Kjo nuk është një goditje për Serbinë, por një goditje mes raporteve Serbi-Bosnjë. Kemi thirrur një mbledhje urgjente të Qeverisë për hapat e mëtejmë”, ka thënë Daçiq për Tv Pink, transmeton Telegrafi.

“Ishte e qartë që kjo ishte tentim vrasje ndaj një burrështetasi, i cili ishte i gatshëm të vinte t’i nderonte viktimat që u vranë 20 vjet më parë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se ky nuk është sulm vetëm ndaj kryeministrit por ndaj tërë Serbisë. “Ai u soll si një burrështeti duke ardhur të bëjë homazhe në varrezat e viktimave”, ka thënë Vuciq për “Tanjug”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here